Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka hedhur poshtë spekulimet e fundit që e lidhin atë me një kalim te Barcelona, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Raportet në Spanjë kanë sugjeruar edhe një herë se gjigantët katalanas po mbajnë një sy te Arteta, i cili erdhi nga akademia e klubit La Masia si lojtar dhe e ka udhëhequr Arsenalin drejt majes në Premier League në këtë sezonë.
Por i pyetur për këtë në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes të së enjtes mbrëma në Ligën e Evropës me FC Zurich, trajneri i Arsenalit përsëriti se sa i lumtur është në veri të Londrës.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur,” tha ai. “Jam krenar që jam këtu ku jam.”
Arteta gjithashtu lavdëroi punën e Xavi, i cili ka qenë në krye në Camp Nou që nga nëntori 2021.
“Unë mendoj se Barcelona tani është në një rrugë vërtet të mirë”, tha Arteta. “Ata kanë një trajner fenomenal, një trajner që ka qenë një legjendë absolute në atë klub dhe ka ngritur të gjithë vendin dhe ju duhet të keni shumë respekt për këtë.”
Arteta hyri në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia, por u largua për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain pa luajtur asnjë lojë për ekipin e parë.
Trajneri i Arsenalit po përgatitet për takimin e së enjtes mbrëma në Europa League me FC Zurich në Emirates Stadium. /FolDrejt/