Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se është i shokuar që Izraeli ende nuk e ka ndihmuar vendin e tij me armë.
“Nuk e di se çfarë ndodhi me Izraelin. Sinqerisht, jam i shokuar sepse nuk e kuptoj pse nuk mund të na jepnin mbrojtjen ajrore”, tha Zelenskyy, transmeton “Qatar Tribune”, duke cituar burime nga presidenca ukrainase, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
E përditshmja e Katarit tha se komentet e Zelenskyy-t ishin më të ashpra se ato të mëparshme që ai bëri në mars, kur kritikoi Izraelin për hezitimin e tij për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar vendin të luftojë ndaj sulmeve ruse.
“Po shpalos faktet. Bisedimet e mia me udhëheqjen izraelite nuk bënë asgjë për të ndihmuar Ukrainën”, tha Zelenskyy./FolDrejt/