Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se është e rëndësishme që Britania e Madhe të gjejë “stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”, duke komentuar dorëheqjen e kryeministres britanike Liz Truss.
“Personalisht jam gjithmonë i trishtuar kur një koleg largohet”, shtoi presidenti francez.
“Ne duam, mbi të gjitha, stabilitet”, u tha Macron gazetarëve kur mbërriti në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.