Kryeministri shqiptar në Mal të Zi, i cili në atë pozitë është me mandat teknik, thotë se goditja e kontrabandës së cigareve ka sjellë kosto për të, pasi ka bërë shumë armiq në Mal të Zi.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, ai u shpreh se prej 3 vitesh ndodhet nën ‘kallash mediatik’, sepse ka shumë akuza dhe propagandë.
“Unë kam krijuar shumë armiq në Malin në Zi. Një lob jashtëzakonisht i madh dhe i fuqishëm financiarisht, që bënë një fushatë kundër meje, qysh në fillim. Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik, shumë ka akuza, një propagandë, por jam ende i befasuar sa njerëzit janë mirënjohës për disa gjëra që janë bërë. Njerëzit gëzohen që ka ende njerëz të guximshëm në skenën politike, që nuk bien nën ndikim dhe janë të gatshëm të marrin atë risk për vete” deklaroi ai.