Kanë ardhur reagimet e para nga komuniteti ndërkombëtar, pasi Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian miratoi në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Fol Drejt.
Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë tha se janë dy data të mundshme kur çështja e liberalizimit të vizave të mbyllet me sukses:
“Janë dy data të mundshme, është ose kur sistemi ETIAS fillon të punojë ose afati më i fundit 1 janari (2024). Janë diskutime teknike ku unë nuk mund të tregoj datat e sakta. Mendoj se jemi duke iu ofruar kohës kur qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza për 90 ditë”, ka deklaruar Guerot.
Guerot këtë deklarim e bëri të enjten gjatë një vizite në Komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me kryetarin Ferit Idrizi, kanë vizituar fshatin e Prelluzhës, i banuar me shumicë serbe./FolDrejt/