Trupat e dy të huajve që u mbuluan nga bora si pasojë e një orteku teksa bënin ski janë gjetur në një resort të famshëm skijimi në Japoninë qendrore, njoftoi sot policia japoneze.
Policia e prefekturës Nagano tha se dy burrat ishin mes pesë skiatorëve të huaj të kapur nga një ortek pasditen e së dielës në shpatin lindor të malit Hakuba Norikura, ku grupi po bënte ski, përcjell Fol Drejt.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur sot në vendin e aksidentit dhe kanë nxjerrë dy persona, të cilët ishin të vdekur./FolDrejt/