Më 27 prill 1999, në Mejë të Gjakovës, forcat militare e paramilitare serbe vranë dhe masakruan 376 persona.
Sot është përvjetori i 23-të i masakrës, transmeton Fol Drejt.
Operacioni ishte i menduar, meqë at ditë u bllokuan të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë për në Mejë.
Saktësisht para 23 vitesh, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.
Mosha e të vrarëve, kryesisht burra, ishte nga 15 – 60 vjeç.
Në kujtim të kësaj dite, sot institucionet e Kosovës, organizatat dhe qytetarët, kanë paralajmëruar aktivitete të ndryshme.
Masakra e Mejes, mbetet ndër më të mëdhatë e kryera gjatë luftës në Kosovë./FolDrejt/