Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha sot se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka burime të mjaftueshme për t’u marrë me sfidat financiare globale, por duhet të ndjekë reformat “të drejta dhe të thjeshta” që ruajnë madhësinë ekonomike të vendeve anëtare të FMN.
Yelen deklaroi gjithashtu në një deklaratë drejtuar menaxhmentit të FMN-së se ajo dëshironte që Banka Botërore të zbatonte reforma të mëtejshme për të rritur kreditimin për klimën dhe nevojat e tjera globale përpara takimit vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore (BB) të planifikuar për në tetor, raportohet nga Reuters./FolDrejt/