Gazetari italian, Laris Gajser mëngjesin e sotëm e ka publikuar edhe një “bombë” për rastin “Zhvatja”, shkruan gazeta KOHA. Kësaj here në bisedë mes Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe afaristit të dyshuar në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, ndërhyn edhe shefja në largim e Prokurororisë Speciale Publike, Katica Janeva. Përderisa Boki 13 dhe Kamçevi, flasin për çështjen e paraburgimit, dëgjohet zëri i prokurores speciale Janeva, e cila e siguron Kamçevin duke i thënë “Mos u mërzitë, gjithçka do të bëhet mirë”.
Në këtë bisedë dëgjohet se si Kamçevi, e pyet Boki 13 se vallë edhe prokurorja e lëndës, Lile Stefanova është e përfshirë në të gjithë këtë skenar.