Në Prokurorinë Speciale probleme dhe papajtueshmëri. Kjo po ndodhë ditëve të fundi, pas hapjes së hetimit për “Reket”. Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva tashmë e dorëhequr të enjten ka sjellë vendim që të kontrollen të gjithë personat dhe të punësuarit, përfshirë edhe prokurorët, që hyjnë dhe dalin nga Prokuroria Speciale.
“Shava dhe u nisa drejt zyrës së saj që të shoh pse si prokurore qe katër vjet luftuam për Prokurorinë Publike Speciale, tani me urdhër të saj duhet të kontrollohemi. Ajo kishte dalë, ndërsa mua më ra shumë rëndë dhe fillova të qajë për shkak të sjelljes së tillë”, theksoi Fatime Fetai.
Hetimi për “Reket” është hapur saktësisht para një muaji, ndërsa nën thjerrëz hetimi të dyshuar janë vetëm Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Millevski – Kiçeec. Janeva ishte protagoniste e bisedave të lëshuara nga një media italiane, ndërsa ajo të martën është thirrur për të dëshmuar në Prokurori.