Pas dorëheqjeve të shumta të zyrtarëve serbë nëpër institucionet e Kosovës, këto dorëheqje janë “zhvendosur” edhe në pikat kufitare, me ç’rast kanë dhënë dorëheqje 9 doganierë serbë e 2 boshnjakë.
Këtë dorëheqje e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për klankosoven, transmeton Fol Drejt.
Stavileci ka bërë me dije se nga 11 të dorëhequrit, jo të gjithë kanë qenë oficerë doganorë./FolDrejt/