Një paralajmërim për cunami u aktivizua sot në Japoni pas një tërmeti nënujor me magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter pranë brigjeve të rajonit të Miyagi (verilindje), duke shkaktuar dallgë rreth një metër, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA).
Tërmeti, i ndjerë gjithashtu në Tokio, ndodhi rreth orës 18:09 (09:09 GMT) në një thellësi prej 60 kilometra në oqeanin Paqësor, sipas JMA-së.