Rregullatori japonez bërthamor i ka dhënë sot miratimin kompanisë energjetike të Tokios “Tepko”, e cila menaxhon objektin e shkatërruar të termocentralit bërthamor “Fukushima”, për të nisur lëshimin e më shumë se një milion ton ujë radioaktiv.
Miratimi nga rregullatori japonez është hapi i fundit i nevojshëm për të filluar atë proces, raportoi Reuters.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha sot se vetëm një ose dy anëtarë të ekipit prej 11 ekspertësh ndërkombëtarë që miratuan lëshimin e ujit të pastruar radioaktiv nga Fukushima mund të jenë të shqetësuar për procesin./FolDrejt/