Autoritetet japoneze njoftuan sot se kanë arrestuar një burrë (31-vjeçar) në një zonë rurale të prefekturës Nagano në lidhje me vrasjen e katër personave që ndodhi të enjten, njoftoi Reuters.
Ai dyshohet se ka vrarë katër persona gjatë të shtënave dhe sulmit me thikë, dhe ndjekja e tij zgjati 12 orë.
I dyshuari u barrikadua në një shtëpi pasi qëlloi dy oficerë policie, të cilët iu përgjigjën thirrjes se një grua ishte goditur me thikë, tha shefi i policisë të Naganos, transmeton Fol Drejt.