Në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në autostradën në ishullin japonez Hokkaido, të paktën 10 persona u plagosën dhe tre janë në gjendje kritike, njoftoi TV kombëtar NHK.
Sipas shërbimit zjarrfikës, të plagosurit janë transferuar me helikopter në dy spitale, raporton Reuters.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa detaje të tjera ende nuk dihen, transmeton Fol Drejt.