Japonia pohoi se katër anije kineze kanë hyrë në ujërat e saj territoriale, duke lundruar disa kilometra afër peshkatarëve japonezë.
Anijet hynë në ujërat territoriale afër ishujve Minamikojima dhe Uotsurijima, rreth ishujve të kontestuar Senkaku në Detin e Kinës Lindore, tha Roja Bregdetare e Japonisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ishujt njihen si Diaoyu në Kinë.
Është hera e dytë këtë vit që Tokio pretendon se anijet kineze kanë shkelur në ujërat e saj territoriale. Incidenti i parë u raportua më 10 janar.
Sipas transmetuesit publik japonez NHK, roja bregdetare ka “dërguar anije patrullimi për të garantuar sigurinë e anijeve japoneze dhe për të paralajmëruar anijet kineze që të largohen menjëherë nga ujërat territoriale të Japonisë”.
Të pretenduar nga Kina dhe të kontrolluara nga Japonia, ishujt e kontestuar, sipas Tokios, “janë pjesë e natyrshme e territorit të Japonisë, për sa i përket historisë dhe ligjit ndërkombëtar, dhe nuk ka asnjë çështje sovraniteti për t’u zgjidhur mbi ta”./FolDrejt/