Japonia dhe Holanda do t’i bashkohen SHBA-së në kufizimin e eksporteve të pajisjeve për prodhimin e çipave në Kinë.
“Ne kemi biseduar me SHBA dhe vende të tjera në lidhje me regjimin e kontrollit të eksporteve,” tha sot Ministri japonez i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Yasutoshi Nishimura.
“Ne do të zbatojmë të gjitha masat në përputhje me ligjin tonë për importet e huaja, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”, shtoi ai./FolDrejt/