Avionët luftarakë të Japonisë dhe Indisë filluan stërvitjen e përbashkët ajrore “Veer Guardian-23” që zhvillohet në verilindje të Tokios.
Sipas një deklarate nga Ministria japoneze e Mbrojtjes, stërvitja e përbashkët ajrore e Japonisë dhe Indisë është stërvitja e parë ajrore mes këtyre dy vendeve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në stërvitjen “Veer Guardian-23” do të përfshihen 4 avionë F-2 dhe 4 avionë F-15 të Forcave të Vetëmbrojtjes Ajrore të Japonisë (ASDF).
Ndërkohë, nga Forcat Ajrore të Indisë (IAF) do të marrin pjesë 4 avionë Su-30MKI, 2 avionë transportues C-17 dhe avionë për furnizimin me karburant IL-78.
Në deklaratën e ASDF-së, theksohet se stërvitjet synojnë të “forcojnë bashkëpunimin e mbrojtjes dhe të rrisin qasjen reciproke mes dy forcave ajrore”.
Stërvitja e zhvilluar në bazën Hyakuri në Ibaraki, në verilindje të kryeqytetit Tokio planifikohet që të vazhdojë deri më 26 janar.
Sipas agjencisë zyrtare Kyodo, SHBA-ja u bë vendi i pestë që ka dërguar avionë luftarakë në vendin e Azisë Lindore, Japoni, për stërvitjen e përbashkët./FolDrejt/