Japonia lejon hyrjen e udhëtarëve të biznesit, studentëve të huaj dhe akademikëve, por në përgjithësi nuk pranon turistë, me përjashtim të një numri të kufizuar të aranzhimeve të udhëtimit provë.
Nga muaji i ardhshëm, Japonia do të dyfishojë numrin e të ardhurve të huaj në 20,000 njerëz në ditë, tha zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno në një konferencë për shtyp sot, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Matsuno tha se pasagjerët nga shumica e vendeve, pra rreth 80 për qind e pasagjerëve të huaj, nuk do të duhet të tregojnë prova të një testi negativ për Covid, as nuk do të duhet të shkojnë në karantinë pas mbërritjes.