Japonia planifikon të mobilizojë një miliard dollarë për të ndihmuar vendet fqinje që të pranojnë refugjatët ukrainas, tha sot Ministri i Financave i vendit Shunichi Suzuki.
Ai tha se financimi do të sigurohet përmes Bankës shtetërore japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JBIC), shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Kjo zakonisht ofron ndihmë në formën e kredive, garancive dhe investimeve./FolDrejt/