Ministria e Mbrojtjes e Japonisë paralajmëroi sot se do të shkatërrojë çdo raketë të Koresë së Veriut që hyn në territorin e vendit, pasi Pheniani raportoi planet për të lëshuar një “satelit” midis 31 majit dhe 11 qershorit.
“Ne do të marrim masa shkatërruese kundër raketave balistike dhe të tjera që janë konfirmuar se kanë rënë në territorin tonë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes japoneze, shkruan CNN, përcjell Fol Drejt.
Agjencia e Zhvillimit të Hapësirës së Koresë së Veriut njoftoi vitin e kaluar se do të përfundonte përgatitjet për satelitin e zbulimit deri në prill 2023./FolDrejt/