Japonia është e vendosur të shpallë një gjendje tjetër të jashtëzakonshme në Tokio dhe tre prefektura të tjera, pasi rajonet përballen me një valë të re të infeksioneve të koronavirusit.
Kryeministri Yoshihide Suga pritet të bëjë njoftimin më vonë gjatë ditës për një gjendje të tretë të jashtëzakonshme në Tokio dhe prefekturat perëndimore të Kiotos, Osaka dhe Hyogo, vetëm tre muaj para fillimit të Olimpiadës së shtyrë në kryeqytet.
“Nuk është e lidhur me Lojërat Olimpike”, ka thënë të enjten presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bash, duke iu referuar gjendjes së mundshme të jashtëzakonshme në Tokio.
Në tre prefekturat perëndimore, variante të reja zënë më shumë se 80 për qind, tha Ministri i Rigjallërimit Ekonomik Yasutoshi Nishimura në një takim me një panel ekspertësh në mëngjes.
Ndryshe, përhapja e vaksinave të koronavirusit filloi më në fund në mes të shkurtit, por ritmi i tij ka qenë jashtëzakonisht i ngadaltë. Vetëm 0.7 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht deri më tani, sipas zyrës së kryeministrit.