Japonia e cila ka presidencën e radhës së G7, njoftoi se më 24 shkurt ka planifikuar të mbajë Samitin e Liderëve përmes internetit.
Sipas agjencisë zyrtare “Kyodo”, Japonia do të zhvillojë një takim për liderët e G7-të në përvjetorin e parë të luftës Rusi-Ukrainë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në samitin që do të zhvillohet përmes internetit më 24 shkurt kur kanë filluar sulmet në Ukrainë, thuhet se mund të ftohet edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në samit synohet të jepen mesazhe solidariteti dhe vendosmërie kundër Rusisë e cila vazhdon sulmet e saj në Ukrainë.
Po ashtu në samitin ku do të marrin pjesë liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Bashkimit Evropian (BE), Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Kanadasë, do të forcohet bashkëpunimi për Ukrainën.
Në samit do të shkëmbehen pikëpamjet për sigurimin e stabilitetit të tregjeve të energjisë të prekura negativisht nga kriza Rusi-Ukrainë.
Samiti 2023 i Liderëve të G-7 do të mbahet në maj në qytetin Hiroshima të Japonisë./FolDrejt/