Pas zhvillimit të rrethit të tretë në kuadër të Grupit E, Japonia dhe Spanja janë kualifikuar në 1/8-ën e finales në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan Fol Drejt.
Gëzim Olluri – Fol Drejt
Japonia e ka mundur me rezultat 2-1 Spanjën dhe e ka siguruar kualifikimin nga vendi i parë. Spanja e mbylli pjesën e parë me një gol epërsi. Realizator i golit ishte Alvaro Morata në minutën e 12-të. Në pjesën e dytë, Japonia i realizoi dy golat e fitores. Ritsu Doan barazoi rezultatin në minutën e 48-të, ndërsa Ao Tanaka realizoi golin e fitores në minutën e 51-të të takimit.
Në takimin tjetër të Grupit E, Gjermania e ka mundur me rezultat 4-2 Kosta Rikën, mirëpo nuk ka arritur të siguroj kualifikimin për shkak të goldiferencës më të dobët se Spanja pasi Spanja dhe Gjermania i kanë nga katër pikë nga tri takime të zhvilluara.
Pas përfundimit të fazës së tretë në Grupin E, Japonia zë vendin e parë me gjashtë pikë, kurse Spanja është renditur e dyta me katër pikë. Gjermania është radhitur e treta gjithashtu me katër pikë, derisa Kosta Rika mbetet e katërta me tri pikë./FolDrejt/