Japonia i ka përcjellë Rusisë shqetësimin e saj për testimin e raketave të lundrimit që Rusia kreu në Detin e Japonisë, njoftoi sot ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi.
Ai tha se Japonia i bëri thirrje Rusisë që të përmbahet nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet në Azinë Verilindore, shkrun CNN, transmeton FolDrejt.
Yoshimasa përsëriti se Japonia dënon me forcë ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, sepse, siç theksoi ai, “minon themelet e rendit ndërkombëtar”./FolDrejt/