Sot, Japonia vendosi të forcojë sanksionet kundër Rusisë dhe të ndalojë eksportin e mallrave që mund të shërbejnë për të rritur potencialin ushtarak të Moskës.
Në të njëjtën kohë, Tokio vendosi të ngrijë asetet e tre organizatave dhe 22 personave në Rusi, raporton Reuters.
Japonia, në përputhje me vendet e tjera, do të prezantojë një ndalim eksporti, i nxitur nga dëshira për të kontribuuar në përpjekjet ndërkombëtare të paqes në Ukrainë, njoftoi Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë e Japonisë./FolDrejt/