Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh u regjistrua të shtunën afër bregdetit lindor të qytetit Honshu të Japonisë.
Lajmin e bëri të ditur Qendra Kërkimore Gjermane për Gjeoshkenca, GFZ, shkruan Reuters.
Japonia shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrit”, që është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, dhe goditet shpesh nga tërmetet.
Në mars të vitit 2011, Japonia u godit nga tërmeti i fuqishëm prej 9.0 shkallësh, Tërmeti Tohoku, i cili shkaktoi edhe cunami të madh dhe la të vdekur rreth 16.000 njerëz.