Sot Japonia ftoi Kinën të japë kontributin e saj shkencor në procesin e çlirimit të ujit të pastruar radioaktiv nga termocentrali i dëmtuar japonez bërthamor “Fukushima” në oqean.
Ftesa iu bë nga ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi kryediplomatit kinez Wang Yi gjatë takimit të tyre në Xhakarta, në margjinat e takimit vjetor të sigurisë të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), tha Ministria e Jashtme japoneze.
Hayashi tha se Japonia është e gatshme të komunikojë me Kinën për të shkëmbyer informacione shkencore që mund të ndihmojnë në procesin e çlirimit të ujit radioaktiv nga Fukushima, raporton Reuters./FolDrejt/