Banka e Japonisë vendosi të premten të mbajë normat e saj të interesit në nivele ultra të ulëta dhe la të pandryshuar programin e kontrollit të kurbës së yield-eve, duke përmbushur pritshmëritë e ekonomistëve, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Objektivi i normës afatshkurtër të interesit u mbajt në -0.1% dhe yield-et e obligacioneve 10-vjeçare në rreth 0% pas një takimi dyditor.
Banka qendrore mbajti qëndrimin e saj se rritja vjetore e çmimeve të konsumit do të ngadalësohet në muajt në vijim.
Pas lëvizjes, jenit japonez ra me 0.3% në rreth 140.70 për dollar.
Norma vjetore e inflacionit të Japonisë u rrit në 3.5% në prill nga niveli më i ulët gjashtëmujor i marsit prej 3.2%, i udhëhequr nga rritja e çmimeve të ushqimeve.
Produkti i brendshëm bruto i Japonisë u rrit me 2.7% nga viti në vit në tremujorin e parë të 2023 falë shpenzimeve të përshpejtuara të biznesit.
Në bazë tremujore, ekonomia e tretë më e madhe në botë u rrit me 0.7% në periudhën janar-mars. /FolDrejt/