Në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, vjen investim prej 60.635 euro nga Ambasada e Japonisë në kuadër të Grant Programit për Projekte të Vogla dhe Siguri Njerëzor, që u nënshkrua sot nëKomunën e Gostivarit. Me këtë projekt janë siguruar fonde për furnizimin e një printeri digjital për radiografi, me ç’rast synohet rritja e cilësisë së punës në Repartin e radiologjisë. Ambasadori Hironori Savada ka nënshkruar marrëveshjen e grantit, ku morën pjesë edhe kryetari i komunës, Arben Taravari dhe drejtori i Spitalit, Jakup Jakupi.