Qeveria japoneze ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të testit raketor të Koresë së Veriut të enjten, tha sot sekretari i qeverisë japoneze Hirokazu Matsuno.
“Në lidhje me lëshimin e djeshëm të raketës balistike nga Koreja e Veriut, ne kërkuam një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe aktualisht jemi duke e diskutuar këtë”, tha Matsuno, përcjell Fol Drejt.
Koreja e Veriut tha sot se kishte testuar një raketë të re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë, Hwasong-18, me qëllim të forcimit të aftësive të vendit për kundërsulm bërthamor, raportoi Reuters./FolDrejt/