Ministria e Jashtme japoneze njoftoi sot se ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Sudan, për shkak të konfliktit në atë vend.
Kryeministri Fumio Kishida njoftoi se të gjithë japonezët që donin të evakuoheshin janë larguar nga Sudani, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.
Pas negociatave intensive, Forcat e Armatosura Sudaneze (SAF) dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ranë dakord të vendosin një armëpushim 72-orësh nga mesnata e së hënës deri të martën, tha mbrëmë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken, transmeton Fol Drejt.