Japonia ka ndaluar eksportin e çelikut, aluminit dhe avionëve, përfshirë dronët, në Rusi si pjesë e sanksioneve të fundit kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, njoftoi sot Ministria Japoneze e Tregtisë.
Ministria tha se masa gjithashtu ndalon kompanitë japoneze të eksportojnë një gamë të gjerë artikujsh industrialë në Rusi, të tilla si makineri ndërtimi, motorë detarë dhe pajisje optike, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Është bërë e ditur se masa do të hyjë në fuqi më 7 prill./FolDrejt/