Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi sot se një anije luftarake zbuluese kineze u vu re duke hyrë në ujërat territoriale japoneze herët në mëngjes, afër Yukushima, një ishull në prefekturën jugore të Kagoshima.
Sipas një deklarate nga Tokio, anija hyri në ujërat territoriale japoneze rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe u largua rreth orës 4:10 të mëngjesit, duke lundruar në perëndim, raportoi Bloomberg.
Qeveria japoneze ka shprehur shqetësimin e saj për inkursionin kinez, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo./FolDrejt/