Forca Mbrojtëse Tokësore e Japonisë – GSDF tha të enjten se do të zhvillojë stërvitje mbarëkombëtare që përfshijnë të gjitha njësitë e saj për herë të parë në rreth 30 vjet “në një përpjekje për të rritur parandalimin dhe forcuar aftësitë e saj”.
Në një kohë kur pretendimi detar i Kinës është bërë një shqetësim i madh rajonal i sigurisë, stërvitjet e GSDF, duke përfshirë transportimin e furnizimeve të nevojshme dhe përmirësimin e sistemeve të komunikimit, pritet të kryhen midis shtatorit dhe nëntorit në të gjithë vendin.
GSDF, e cila ka rreth 140,000 personel, zhvilloi për herë të fundit ushtrime të tilla në 1993 pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Japonia është përpjekur të forcojë aftësitë e Forcave të Vetë-Mbrojtjes për të mbrojtur ishujt e largët përballë aksioneve në rritje detare nga Kina, veçanërisht përreth Ishujve Senkaku.