Japonia prezantoi sot një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të dhjetëra individëve dhe grupeve dhe ndalimin e eksporteve në organizatat ushtarake ruse.
Kryesekretari i qeverisë japoneze, Hirokazu Matsuno, tha se vendosja e sanksioneve shtesë kundër Rusisë është në përputhje me marrëveshjen e arritur në samitin e Grupit të Shtatë (G7) për të ruajtur dhe forcuar sanksionet kundër Moskës, përcjell Fol Drejt.
Matsuno vuri në dukje se Japonia është e përkushtuar për bashkëpunim me anëtarët e tjerë të G7 dhe komunitetin më të gjerë ndërkombëtar në, siç tha ai, “përmirësimin e situatës për Ukrainën”, raportoi AP./FolDrejt/