Japonia shënoi sot 12 vjet që kur një tërmet i fuqishëm dhe cunami goditi verilindjen e vendit, duke vrarë më shumë se 15,000 njerëz dhe duke shkaktuar një fatkeqësi bërthamore që do të duhen dekada për t’u pastruar.
Rimëkëmbja nga tërmeti 9.0 ballë dhe cunami pasues që shkatërroi prefekturat Fukushima, Miyagi dhe Iwate ka përparuar në vitet në vijim, por rreth 31,000 njerëz janë zhvendosur ende, raporton agjencia e lajmeve Kyodo./FolDrejt/