Një tërmet me magnitudë 6 ballë mëngjesin e sotëm ka goditur ishujt Tokara të prefekturës Kagoshima në Japoninë jugperëndimore, transmeton Fol Drejt.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) regjistroi tërmetin rreth orës 11:05 të mëngjesit sipas orës lokale (02:05 GMT), shkruan AA.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 20 kilometrash .
Agjencia raportoi gjithashtu mbi 200 lëkundje të një shkalle më të vogël në rajon që nga fundjava.
Nuk u lëshua paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Duke vënë në dukje se tërmetet mund të vazhdojnë dhe të rriten me intensitet, JMA paralajmëroi banorët e rajonit që të marrin masa paraprake.