Më shumë se 20 faqe interneti ishin të paarritshme për shkak të sulmit.
Qeveria po heton përfshirjen e mundshme të një grupi hakerësh pro- rus në një sulm kibernetik në faqet e internetit të katër ministrive, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Tokio po heton përfshirjen e mundshme të një grupi hakerësh pro -rus në një sulm kibernetik për të ndërprerë furnizimin e shërbimeve nga faqet e saj të internetit të qeverisë japoneze dje, të martën, sipas asaj që transmetoi televizioni publik NHK.
Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno konfirmoi sulmin dhe hetimin .
Sulmi e bëri përkohësisht të pamundur aksesin në faqet online, duke përfshirë portalin dixhital të administratës së shërbimeve të qeverisë elektronike (e-Gov) sipas NHK.
Sulmi la më shumë se 20 faqe interneti të katër ministrive qeveritare të paarritshme mbrëmë, por lidhjet u rivendosën në të njëjtën ditë, sipas Matsuno.
Qeveria japoneze nuk ka zbuluar ndonjë rrjedhje informacioni, siç shtoi i njëjti zëdhënës i qeverisë.
Në sulme të këtij lloji, hakerët përpiqen të vërshojnë internetin me një sasi të madhe të të dhënave të trafikut në mënyrë që të paralizojnë funksionimin e faqeve.
Grupi “Killnet”, i cili mbështet qeverinë ruse , mori përgjegjësinë për sulmin në mediat sociale, raportoi NHK./FolDrejt/