Sot, Japonia zgjeroi listën e individëve dhe subjekteve të biznesit rusë të sanksionuar, duke ngrirë pasuritë e 48 personave, përfshirë zëvendësministrin e Mbrojtjes Viktor Goremikin dhe CEO të Kallashnikovit, Alan Lushnikov.
Lista e re e të sanksionuarve u publikua nga Ministria e Jashtme japoneze.
Masat e reja kufizuese të Japonisë kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë përfshijnë Rosbank, kantierin detar Zvezdochka dhe 91 persona të tjerë juridikë, transmeton Fol Drejt.