Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë verilindore të martën, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë, tërmeti me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter goditi provincën Aomori në Japoninë verilindore.
“Tërmeti u regjistrua në brigjet lindore të Aomorit në një thellësi prej rreth 20 kilometrash”, shtoi agjencisë.
Ndërkaq, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet me magnitudë 6,2 ballë goditi rajonin Hokkaido të Japonisë.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për viktima apo dëme të mundshme.