Një person është ndaluar nga Policia Kufitare e Kosovës në Sharpelj – Jarinje për kalim ilegal drejt Serbisë.
Konkretisht rasti ka ndodhur rreth orës 12:50, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, i dyshuari, me iniciale M.J.(1984), i cili ishte duke drejtuar automjetin Golf karavan, ngjyrë e bardhë, me targa serbe, dyshohet se udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.
Gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, të dyshuarit i është gjetur një armë automatike (mitraloz).
Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.