Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku ka njoftuar se sot në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitare Jarinje ka ndaluar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit, shkruan Fol Drejt.
“Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kifitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.”, shkruan në komunikatën e policisë në Facebook.
Policia shtoi se i dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.
“Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/