BSPK-ja paralajmëroi padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sërish bëri të qartë se nëse Qeveria nuk reflekton ndaj kërkesave të grevistëve, më 1 shtator mësimdhënësit do të vazhdojnë grevën, ndërsa nxënësit në shtëpi. Kjo organizatë sindikale paralajmëroi padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati lidhur me deklaratën e tij se grevistët nuk do të paguhen për ditët sa do të jenë në grevë./21Media