Këshilli Grevist i BSPK-së ka takuar grevistët e Administratës Komunale në Prishtinë.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë kësaj vizite, i ka bërë thirrje qeverisë të fillojë me dialog, dhe pati një lutje për kryeministrin Albin Kurti.
“Qeveria që sot të fillojë me dialogun, e lus kryeministrin Albin Kurti që së paku për hir të djemve dhe vajzave që po shërbejnë me dinjitet në polici, hatri i tyre dhe i të gjithë neve të fillojë me realizimin e kërkesave duke filluar me 100 euro. BSPK do të jetë zë i të gjithëve”.
“BSPK-ja do t’i prezantojë dhe do të luftojë edhe për policët e zjarrfikësit, sepse të gjitha janë kërkesa të njëjta”, tha ai, njofton Klankosova.tv.