Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, është i ftuar në emisionin Oxygen që transmetohet në Klan Kosova.
Jasharaj, zbuloi shumëçka nga jeta e tij personale, por edhe një detaj që ndoshta pakkush e ka ditur.
Ai tha se nuk është me asnjërën parti që kanë udhëhequr në Kosovë, dhe kjo sipas tij reflektohet në atë se asnjëri nga fëmijët e tij nuk janë të punësuar.
“Po të isha me një parti fëmija ia kishin parë hajrin, po asnjani nuk është në punë”, tha ai.
Intervistën e tij të plotë mund ta mund t’i ndiqni sonte në 20:45 në Oxygen, Klan Kosova.