Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë”, ku morën pjesë disa sindikata, të cilat u ankuan për mospërfillje kërkesash nga ana e Qeverisë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se ka menduar që kjo Qeveri do të jetë më e afërt me sindikalistët, por po del se po të mundën u’a vënë shkelmin në qafë, njofton Klan Kosova.
Në tryezë, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se tash e 20 vjet brengë për vendin janë dy probleme që lidhen me sigurimet shëndetësore e skemat pensionale, derisa më pas kërkoi edhe që Ligji për sigurime shëndetësore të shkoj në Kuvend.
Në një konferencë për media të mbajtur nga kjo parti, edhe bashkëpartiaku i Dreshajt, Besnik Tahiri, u deklarua për tërheqjen e një përqindje të Trustit, për të cilën tha se është i bindur se do të kalojë me votat e pozitës dhe opozitës.