Kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars 1999.
Bekim Jashari ka shkruar të kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serbë të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve, duke i ndarë më pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, transmeton Fol Drejt.
“Disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar. Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot me nderime e krenari kujtojmë e nderojmë dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë me 20 mars 1999.
Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar.
Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë.
Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!/FolDrejt/