Vjosa Osmani ka deklaruar se populli ende i ka të freskëta kujtimet e luftës derisa ka shtuar se kanë shumë punë të përmbushur nivelin e demokracisë në vend.
“Vetëm një demokraci gjithë përfshirëse është një demokraci e qëndrueshme. Kemi ende shumë punë për të bërë për të përmbushur nivelin e demokracisë në vendin tonë”, u shpreh ajo.
Presidentja ka folur edhe për zhvillimet në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
“Kosova dhe populli ynë i ka ende të freskëta kujtimet e luftës dhe sot zemrat tona rrahin fort përballë ekraneve televizive e telefonave gjersa shohim imazhet që vinë nga qytete e vende të ndryshme të Ukrainës”, deklaroi ajo në Javën e Gruas.
Sipas Osmanit, statusi i gruas në shoqëri e tregon statusin e demokracinë, duke cituar zëvendës presidenten e SHBA-së, Kamala Harris.
“Java e gruas është një prej aktiviteteve që më ka përcjellur përgjatë një pjese të madhe të karrierës sime. Demokracia kurrë nuk është projekt i përfunduar. Demokracia është niveli më i lartë i organizimit të mirëfillta, të barabarta sociale dhe politike. Vetëm një demokraci gjithëpërfshirëse është realisht një demokraci e qëndrueshme e që t’ia dalësh në këtë drejtim është të besosh”, tha Osmani./FolDrejt/