Java e parë e verës do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, transmeton Fol Drejt.
Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e marte ku vranësirat do të jen më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.
Të kujtojmë se stina e verës astronomike fillon ditën e martë, 21.06.2022 në orën 11:13./FolDrejt/